Ismet Munishi nuk është ndarë i kënaqur me gjykimin në ndeshjen Prishtina – Ballkani e cila përfundoi me rezultat 2-1
Gjyqtari kryesor, Tefik Maloku akordoi një penalti në minutën e 90-të për Prishtinën, nga e cila nuk u nda i kënaqur aspak trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, shkruan Reporteri.net
“Referimi nuk ka qenë i mirë, pasi ka pasur luftë në 16 metërsh, por ne jemi në Kosovë dhe i dimë të gjitha çfarë ndodh, kush bjen, kush fiton e gjithçka… është koha e fundit për t’i ndalur këto gjëra, pasi edhe vjet humbëm titullin kështu,” ka thënë Munishi.
“Prishtina luajti mirë, ndeshja ishte e luftuar. Ata patën rastet e tyre, ne të tonat, por kur gjyqtari vendos të bëhet protagonist kështu është.
“Ne kemi pasur ecuri më të mirë e këtë e tregojnë edhe pikët, po të ishte referimi korrekt Ballkani do duhej të ishte në vend të parë me gjashtë pikë diferencë nëse gjyqtarët do ishin korrekt më të gjitha ekipet njejtë.
“Nuk ka qenë ndeshje për shtatë kartona, pasi as nuk jemi prerë me bajoneta as skemi luftuar me armë, futboll kemi luajtur,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.