×
  • Sport
  • Sport

    Munishi: Kjo ndeshje më dhuroi emocionin më të madh si futbollist

    Reporteri
    15 Nëntor 2020 | 18:58

    Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi njihet si njëri prej trajnerëve më karizmatik në futbollin e Kosovës.


    Munishi që po shkëlqen me skuadrën e Ballkanit, është i ftuar së bashku me gruan e tij, Fluturën në “Kanal10” në një rrëfim tejet interesant.Ismeti mes të tjerash i ka treguar fëmijëve të tij disa nga fotografitë e të kaluarës së tij si futbollist.

    Ai i ka treguar edhe një fotografi të miqësores Shqipëri – Kosovë në të kaluarën. Për këtë ndeshje, Munishi thotë se është emocioni më i madh në karrierën e tij.

    “Si futbollist kam pasur shumë momente emocionale, por më e lumtura është në ndeshjen ndaj Shqipërisë”, deklaron Ismet Munishi, përcjell Zëri.

    “Vetëm unë dhe trajneri Bylbyl Sokoli kemi pasur krevata aty. Prapë, në miqësoren e vitit 2002 e bëmë të njejtën gjë”, tregoi ai.

    “Por, ku kam dalur në fushë, e kam pasur si ëndërr të luaj për reprezentacionin e Kosovës në Kosovën e lirë. Nuk mund ta përshkruaj këtë ndjenjë. Nuk do të isha i emocionuar më shumë edhe sikur të luaja në finalen e Ligës së Kampionëve”, shtoi trajneri i Ballkanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!