Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia mbrëmë në një debat televiziv ka deklaruar se fillimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore do t’i përkasë fazës së tretë, e cila do të fillojë pas 15 qershorit.
Kjo i bije që Superliga e Kosovës dhe asnjë aktivitet tjetër sportiv nuk do të rinisë para datës 15 qershor.
Lidhur me këtë deklaratë të ministrit Vitia, Gazeta inFokus ka kontaktuar trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishin.
Munishi ka deklaruar se deri në shtator nuk do të ketë futboll në Kosovë.
“Në Kosovë deri në shtator nuk ka futboll, edhe po të duam nuk ka mundësi”, tha tekniku prishtinas.
Munishi ka thënë se federata deri me 25 maj duhet ti dërgoj emrat e skuadrave që do të luajnë në Evropë.
Ai gjithashtu ka shtuar se kupa duhet të sjellët në Suharekë dhe asnjë skuadër të mos bie nga liga.
“Me datën 25 maj federata duhet ti dërgojë 3 emrat e skuadrave që do të luajnë në Evropë dhe kupën ta sjell në Suharekë, gjithashtu duhet që asnjë skuadër të mos bie nga liga”, deklaroi Ismet Munishi.
Skuadra e Ballkanit që udhëhiqet nga Ismet Munishi është lider i Superligës së Kosovës pas 22 xhirove të zhvilluara dhe nëse nuk mund të rinisë kampionati sipas shumë analistëve atëherë Ballkani me gjasë mund ta fitoj titullin kampion për herë të parë në histori të klubit, pasi kampionatet mund të përfundojnë me tabelat aktuale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.