Ismet Munishi kishte besuar shumë në talentin e Milot Rashicës, të cilin e kishte aktivizuar te Vushtrria me në moshën 16 vjeçare
Sot klubi holandez, Vitesse ka publikuar një dokumentar për yllin kosovar dhe sigurisht në karrierën e bujshme të tij bën pjesë edhe Ismet Munishi, shkruan Reporteri.net
Munishi në dokumentarin që u publikua sot nga Vitesse kishte thënë se Miloti një ditë mund të arrijë në top klube evropiane si Real Madrid apo Barcelona.
“Unë me të vërtetë besoj se mund të arrijë të luajë për top klube si Real Madrid, Barcelona apo Chelsea pasi e njoh atë shumë mirë,” ka thënë Munishi.
Ndryshe, sot Miloti po kërkohet nga top klube evropiane si Dortmund e Liverpool dhe gjatë verës pritet që kosovari të bëjë hapin e madh në karrierë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.