×
  • Sport
  • Sport

    Muric i zhgënjyer: Luftuam deri në fund, pritja e penalltisë nuk na solli pikë

    Reporteri
    13 Shtator 2023 | 8:15

    Portieri i Kosovës, Aro Muric priti një penallti, shpëtoi disa raste të tjera, por nuk ia doli të mbante të paprekur portën në duelin me Rumaninë.

    Ndeshja që u ndërpre për 45 minuta u mbyll me fitoren e rumunëve me reuzltat 2-0.

    Muric foli pas ndeshjes për emisionin “Dardanët”, duke thënë se është i zhgënjyer edhe pse e priti penalltinë.

    “Ishte e vështirë për ne, nuk e merituam këtë. Nuk jemi të lumtur. Nuk duhej ta lejonim të ndodhtë kështu, duhet të bënim më mirë”.

    “Penalltia? Nuk u dorëzuam asnjë moment, luftuam deri në fund. Ishte një pritje e mirë, por do të ishte bukur nëse do të merrnim pikë”.

    “Jemi të zhgënjyer, nuk bëmë diferencën me atë pritje”, u shpreh “gardiani” i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!