Arjanet Muriq ka kompletuar transferimin e tij te Ipswich Town në Premier Ligë.
Klubi i sapo inkuadruar në Premier Ligën angleze, ka paguar 10 milionë euro për shërbimet e portierit të përfaqësueses së Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Ipswichin.
Gjatë sezonit të kaluar ai ka luajtur për Burnleyn që sivjet do të bëjë gara në Championship pas rënies nga Premier Liga.