Vedat Muriqi vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, nëse do të mbetet te Mallorca apo do të largohet.
Sulmuesi kosovar ka dy vite që është pjesë e klubit spanjoll dhe ka shkëlqyer duke qenë lider i kësaj skuadre.
Megjithatë vazhdimisht dalin lajme në mediat spanjolle sa i përket të ardhmes së tij duke u lidhur me klube të ndryshme.
Gjiganti spanjoll nuk e harron Vedat Muriqin, zbulohet klauzola që ka sulmuesi kosovar te Mallorca
Real Betisi është skuadra e radhës që është futur në garë për transferimin e sulmuesit kosovar.
29-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri i Betis, Manuel Pellegrini i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e kosovarit në janar, në mënyrë që ta ketë një armë shtesë në repartin ofensivë. Mallorca del me komunikatë zyrtare se sa do të mungojë Vedat Muriqi
Edhe pse prizrenasi vlerësohet shumë nga Mallorca, një ofertë prej 20 milionë euro mund ta bëjë skuadrën ishullore që ta lejojnë largimin e tij.
Prizrenasi këtë edicion në 12 ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë, derisa përveç Betisit në garë për të është edhe Sevilla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.