×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi: E di që jam i shëmtuar, mendoj se gruaja ime nuk sheh mirë

    Reporteri
    10 Nëntor 2022 | 18:03

    Vedat Muriqi është njëri prej yjeve të momentit në futbollin evropian.

    Sulmuesi kosovar po shkëlqen në fanellën e Mallorcaas, me të cilën i ka realizuar 8 gola në 12 ndeshje sa i ka zhvilluar deri tash në La Liga.

    28 vjeçari është i vetëdijshëm se nuk është njëri prej lojtarëve të pashëm, por nuk e ka këtë problem.

    Ai është i lumtur me pamjen e tij, ndërsa e ngacmoi gruan e tij për përzgjedhjen e shokut të jetës.

    “Aguierre thotë se jam i shëmtuar? Trajneri ka arsye. Jam mjaft i pahijshëm, nuk jam bukurosh, por jam interesant. Gruaja ime? Nuk mendoj se sheh mirë (qeshet). Jemi rritur së bashku, jemi bashkë qe 8 vjet. Unë e kam publikun tim dhe fansat e mi (qeshet)”, deklaroi përfaqësuesi kosovar në një intervistë për mediumin spanjoll “Radioestadio”.

    Muriqi ndër të tjera ka folur për të kaluarën e tij të vështirë, për luftën në Kosovë që e përjetoi, për punën e kamerierit që e ka bërë dhe për eksperiencat si futbollist.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!