×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi flet për jetën e tij në Itali, thotë se nuk e imagjinonte një gjë të tillë

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 12:50

    Në shtator të këtij viti, Vedat Muriqi u transferua në Lazio, duke u bërë një nga futbollistët më të shtrenjtë në historinë e këtij klubi.


    Pas dy muajsh në Itali, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka rënë në dashuri me këtë vend.

    “Kur erdha në Lazio, e dija që do të gjeja shumë lojtarë të talentuar në fushë. Por nuk e imagjinoja që njerëzit do të ishin kaq mikpritës. Përfshirë vendet e bukura dhe gjithçka në përgjithësi në këtë vend, kjo më ka bërë të ditur sa e dua kete vend.

    Të jetoj gjatë në Itali ”tha Muriqi në faqen e tij personale.

    26-vjeçari është ende në kërkim të golit të tij të parë me Lazio. Deri më tani ai ka luajtur 7 ndeshje në të gjitha garat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!