×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi i fut në ‘fërrka’ dy klubet italiane – Fenerbahce po pret ofertën më të lartë

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 18:35

    Lazio po e dëshiron me çdo kusht në skuadër Vedat Muriqin


    Por, tani në garë për sulmuesin e Kosovës ka hyrë edhe klubi tjetër italian, Fiorentina, dhe kjo nuk i ka pëlqyer fare Lazios, shkruan Reporteri.net

    Sipas “Corriere dello Sport” kjo ka bërë që presidenti i Lazios, Cluadio Lotito të acarohet me Fiorentinën.

    Madje, Lotito e ka telefonuar drejtorin sportiv të Fiorentinës ku i ka thënë që të heqin dorë nga Vedat Muriqi.

    Futja në lojë e Fiorentinës ka bërë që Fenerbahce të mos ia shesë Lazios sulmuesin kosovare, derisa klubi nga kryeqyteti të bëjë ofertën sa më të lartë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!