I shumëkërkuari nga disa skuadra elitare evropiane, Vedat Muriqi ka folur në një emision të televizionit turk, NTV.
Ai ka shpalosur detaje interesante nga jeta dhe karriera e tij, teksa ka lëshuar sinjale se nuk do të largohet nga “Sukru Saracoglu” pa fituar titullin kampion.
Madje, ai shkon aq larg sa që thotë se do ta mbyllë karrierën me Fenerin.
“Zgjedhja ime për të kaluar në Fenerbahce ishte shumë e lehtë, pasi ishte skuadra e zemrës në fëmijëri.
“Dua të bëhem një nga legjendat e klubit. Dua të bëhem kampion dhe ta mbyllë karrierën këtu”, ka thënë mes tjerash prizrenasi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.