×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi sjell golin e fitores kundër Atletico Madrid

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 18:12

    Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Mallorcas dhe Atletico Madridit e cila ishte e vlefshme për raundin e 31-të, shkruan Reporteri.net.

    Mallorca ka shënuar fitore ndaj kampionit në fuqi të Spanjës.

    Golin e vetëm dhe të fitores e ka shënuar sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi, i cili u tregua i saktë nga 11 metërshi në minutën e 68-të.

    Ndërkaq, skuadra e Atletit ka luajtur një ndeshje të ashpër, ku vetëm në pjesë të dytë janë ndëshkuar 4 lojtarë me karton të verdhë.

    Kjo fitore është shumë e rëndësishme për Mallorcan e cila po lufton për mbijetesë në La Liga, ku gjenden në pozitën e 17-të me 29 pikë të grumbulluara.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!