×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi ‘zemër luan’, motivon bashkëlojtarët me një shkrim epik

    Reporteri
    06 Shtator 2021 | 12:21

    Sulmuesi, Vedat Muriqi ka qenë njeriu kryesor i ndeshjes ndaj Greqisë.


    Muriqi shënoi gol në minutat shtesë të ndeshjes, ku i dha një pikë vendit tonë në kualifikimet e Kupës së Botës 2022, shkruan Reporteri.net

    Edhe pse Kosovën e pret një sfidë e vështirë ndaj Spanjës në vazhdim, sulmuesi ynë nuk ia ka frikën askujt.

    Ai përmes një postimi në ‘Instagram’ ka shkruar se djelmoshat ‘Dardanë’ do të luftojnë deri në fund të ndeshjes.

    “Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit, deri në vërshëllimën e fundit”, ka shkruar Muriqi sot në rrjetin social “Instagram”.

    Kujtojmë se Muriqi ishte protagonist edhe i golit të fitores ndaj Gjeorgjisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!