×
  • Sport
  • Sport

    Mustafa: Kosova u pranua në UEFA, pas një pune titanike të gjigantit tonë të futbollit, Fadil Vokrri

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 15:43

    Sot, Kosova mbush plotë 4 vite nga pranimi në shtëpin e futbollit, UEFA.


    Me një punë të palodhshme nga i ndjeri, legjenda Fadil Vokrri, Kosova u bë pjesë e organizatës më të madhe të futbollit në botë UEFA, shkruan Reporteri.net

    Nga shumë figura të sportit dhe artit, edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Kosovën për këto vite plotë suksese, si dhe falënderoi legjenden, Vokrri për kontributin e tij që flamuri ynë të bëhet pjesë e UEFA-s.

    Ja postimi i plotë i Mustafës:

    “Sot mbushen katër vite nga pranimi i Kosovës në UEFA. Pas një pune titanike të gjigandit tonë të futbollit, Fadil Vokri, i cili sot nuk është në mesin tonë, por edhe të angazhimit të madh të Ministrit të atëhershëm të Kulturës, Sportit dhe Rinisë, z. Kujtim Shala, Kosova bëri hapat më të mëdhenj të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare të sportit.
    Vendet që akoma nuk e njohën Kosovën si shtet, pranuan organizatat sportive të Kosovës si pjesë të familjes evropiane dhe botërore, me flamurin shtetëror të Kosovës.
    Në ditën e sotme, përgëzojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për anëtarësimin e Kosovës në UEFA. IM”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!