Shkodran Mustafi mund të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar veror.
Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka një marrëveshje për vazhdimin e saj.
Por në skenë ka dalë skuadra italiane Napoli, që po tenton rikthimin e Mustafit në Serie A.
Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e Napolit janë futur në bisedime me ata të Arsenalit për Mustafin.
Arsenali e vlerëson rreth 10 milionë euro shqiptarin, shumë që për Napolin nuk përbënë problem.
Por problemi qëndron tek paga e lartë e lojtarit, pasi Mustafi fiton 4,5 milionë euro në vit te Arsenali.
Napoli nuk është në gjendje ta paguajë këtë shumë dhe ka kërkuar nga Mustafi t’i ulë kërkesat financiare.
Gjithsesi në rast transferimit të shqiptarit, atëherë Mustafi do të gjente atë edhe bashkëkombësit e tij si Amir Rrahmanin dhe Elseid Hysajn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.