×
  • Sport
  • Sport

    Mustafi e Xhaka e festojnë arritjen në finale të Ligës së Evropës

    Reporteri
    10 Maj 2019 | 10:19

    Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka mbetën shumë të gëzuar që Arsenali arriti të zë një vend në finale të Ligës së Evropës, pas triumfit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Valencias.


    Arsenali triumfoi në ndeshjen kundër Valencias, dhe e siguroi një vend në finale të Ligës së Evropës, për herë të parë pas 19 vjetësh. Në finale, Arsenali do të përballet me klubin tjetër nga Londra, Chelsean, transmeton Gazeta Express.

    Klubi londinez e fitoi edhe ndeshjen kthyese, që u zhvillua mbrëmë në “Mestalla” me rezultat 4:2. Kështu, ata kaluan në finale me rezultat të përgjithshëm 7:3.

    Në këtë ndeshje, Granit Xhaka luajti nga minuta e parë, ndërsa Shkodran Mustafi e zëvendësoi Sead Kolasinacin nga minuta e 71-të e ndeshjes, pasi që ky i fundit mbeti i lënduar dhe nuk mund ta vazhdonte lojën.

    “Në finale! Fitore e madhe në një stadium të vështirë dhe gjithashtu ishte ndjenjë e veçantë për mua të kthehem në Mestalla. U uroj atyre të gjitha të mirat në ndeshjet e fundit të La Ligës dhe në finale të Kupës së Mbretit. Po shkojmë në Baku, GUNNERS”, shkroi Mustafi pas ndeshjes në Instagram.

    https://www.instagram.com/p/BxQeA6DAmaz/?utm_source=ig_embed

    https://www.instagram.com/p/BxQZUwjg3jP/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!