×
  • Sport
  • Sport

    Myzhde: Nga sezoni i ardhshëm VAR-i po vjen edhe në Superligën e Kosovës

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 21:18

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar se që prej edicionit të ardhshëm në futbollin kosovar do të ketë VAR.


    Ai ka theksuar që FFK ka aplikuar për këtë sistem.

    “Ka ngritje të cilësisë në Superligë, e thonë edhe të gjithë ekspertët. Jemi marrë edhe me referimin, kemi bërë edhe freski, ku edhe FIFA dëshiron të shohë freski”, ka deklaruar Ademi në “RTK”.

    “Kjo është meritë e instruktorëve të FIFA-së dhe komisioneve tona që kanë punuar pa ndalur. Pas ankesave ndaj gjqytarëve, unë kam qenë këmbëngulës që ta kemi sistemin VAR”, tregoi ai.

    “Por, janë disa kritere që duhet përmbushur. Ne kemi aplikuar për VAR, por nuk e di a do të jetë i gatshëm për edicionin e ardhshëm, apo gjatë zhvillimit të kampionatit”, potencoi Ademi.

    “Me deomos do ta bëjmë, edhe pse është paksa i kushtueshëm. Gjithsesi do të jemi me VAR vitin e ardhshëm”, shtoi i pari i FFK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!