×
  • Sport
  • Sport

    Nadal ka kërkesa “speciale” për të luajtur në Roland Garros

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 23:40

    “Mbreti i Tokës” në tenis, Rafael Nadal, ndau mendimin e tij e tij për gjendjen aktuale në këtë sport.


    Tenisti spanjoll ka zbuluar kushtet që duhen plotësuar që ai të merr pjesë në Grand Slam e Roland Garros, duke shtuar se nuk i pëlqen t’i zhvillojë ndeshjet pa tifozë, gjë e cila nuk i jep energji.

    “Unë shikoj të ardhmen, nuk mendoj për tenisin, për për ilaçin”, ka deklaruar Nadal, teksa fliste për situatën e krijuar pas COVID-19.

    “Unë do të marr pjesë në Roland Garros vetëm nëse të gjithë mund të mblidhemi dhe të jemi të sigurt. Të gjitha masat duhet të merren”.

    “Mund të na duhet të luajmë pa tifozë. Kjo praktikohet në futboll, por nuk dua të shikoj një ndeshje me tribuna të zbrazura. Pa tifozë, nuk ka energji në garë”.

    Ju kujtojmë se Roland Garros është caktuar të mbahet në fund të shtatorit, dhe spanjolli është fitues rekord, plotë 12 herë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!