Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann ka shpjeguar refuzimin që i ka bërë Real Madridit më herët në karrierën e tij.
Nagelsmann pranon se ka pasur kontakt në të kaluarën për ta marrë drejtimin e klubit të madh spanjoll nga Santiago Bernabeu.
Por, trajneri i ri gjerman ka thënë se mendonte se nuk ishte koha e duhur për të bërë një lëvizje të tillë.
“Nuk është se kisha një kontratë përpara meje gati për të nënshkruar në atë kohë”, kujton fillimisht Nagelsmann për BILD.
“Unë thashë se nuk kishte kuptim në atë kohë. Kishin mbetur vetëm tre javë deri në fillimin e sezonit dhe nuk dija ndonjë fjalë spanjisht”.
“Nuk do të kishte qenë në përputhje, as me kërkesën time, as me atë të Realit”.
“Është gjithmonë e përshtatshme të kalosh disa sezone në një klub për të mësuar”, përfundoi gjermani 33-vjeçar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.