×
  • Sport
  • Sport

    Nani zbulon arsyen që e shtyu të refuzonte Arsenalin dhe Real Madridin për Man Utd

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 10:22
    MANCHESTER, ENGLAND - APRIL 15: Nani of Manchester United celebrates scoring his team's fourth goal during the Barclays Premier League match between Manchester United and Aston Villa at Old Trafford on April 15, 2012 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

    Luis Nani ka pasur oferta të shumta në tavolinë, gjatë kohës kur ishte në majën e karrierës së tij.


    Nani vazhdon të jetë një nga anësorët më të mirë që ka luajtur me fanellën e Manchester United në vitet e fundit.

    Portugezi shkëlqente nën urdhrat e Sir Alex Ferguson, duke bërë që për të të kishte interesim nga shumë skuadra, përfshirë Arsenal e Real Madrid.

    Por, cila ishte arsyeja që ylli portugez nuk pranoi të kalonte te këto skuadra? Nani ka zbuluar gjithçka.

    “Në atë kohë isha me fat sepse punoja me agjentët më të fortë në botë dhe pastaj ne patëm lidhje me persona shumë të rëndësishëm. Njerëz që ishin të rëndësishëm për Man Utd, sepse atë kohë, Ronaldo luante aty dhe ne kishim histori të ngjashme, duke luajtur për Sporting, pastaj Ferguson e solli atë te United”, ka thënë fillimisht Nani, transmeton lajmi.net.

    “Agjenti im më tregoi se kishte shumë skuadra, përfshirë Arsenal, Real Madrid, Chelsea, Juve, Milan e Bayern – nuk e di nëse ishin të vërteta, por ishin në lajme”. “Unë zgjodha Manchesterin për arsye se ata më dhanë mua shumë atë kohë dhe gjithçka lidhej me ta”, ishin fjalët e portugezit.

    Aktualisht, Luis Nani luan me skuadrën e Orlando City, në Superligën e Amerikës (MLS).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!