×
  • Sport
  • Sport

    Napoli “bllokon” Rrahmanin, nuk dëshiron ta largojë atë, i propozon kontratë të re

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 14:35

    Perormanca e jashtëzakonshme ka shtyrë drejtuesit e skuadrës së Napolit që të mendojnë për një rinovim të kontratës së mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani, përcjell Reporteri.net.

    Mediumet në Itali kanë raportuar se drejtuesit e skuadrës së Napolit janë në bisedimet me qendërmborjtësin e tyre, lidhur me një kontratë të re.

    Anipse mbrojtësi kosovar ka kontratë me napolitanët deri në vitin 2024, sipas “Corriere dello Sport” raporton se klubi nga Serie A e ka bërë gati një kontratë afatgjate, për të cilën nuk janë dhënë detaje, por që pritet zyrtarizimi nga ana e klubit së shpejti.

    Me këtë rast, Napoli po e “bllokon” lojtarin nga Kosova, në mënyrë që ai të vazhdojë me këtë paraqitje të këtij niveli të lartë.

    Krahas Rrahmanit, ai bashkë me Kalidou Koulibalyn janë njëra nga dyshet më të mira të qendrës së mbrojtjes së Italisë.

    Vlen të përmendet se futbolli në Itali njihet për luftën e ashpër të lojës në mbrojtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!