Amir Rrahmani është bërë një lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit.
Futbollisti kosovar luajti me sukses në edicionin e fundit nën urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti dhe u bë njëri prej qendërmbrojtësve më të sigurt në Serie A.
E tash, klubi italian po mendon ta “blindojë” përfaqësuesin kosovar.
Mediumi “Calcionapoli24” raporton se drejtuesit e klubit e kanë caktuar muajin nëntor për nënshkrimin e kontratës së re nga ana e futbollistit, përcjell “Gazeta Express”.
28 vjeçari aktualisht lidhet me një kontratë deri në vitin 2024 me napolitanët, por mediumi italian shkruan tutje se palët janë në rrugë të duhur për ta vazhduar bashkëpunimin për një kohë afatgjate.
Rrahmani ka thënë se ndihet i lumtur në Napoli dhe se, një herë për një herë, nuk e ka ndërmend të largohet nga ky klub, me të cilin është i ngazëllyer që do të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Kohë më parë flitej për një interesim të mundshëm të Manchester Unitedit për shërbimet e tij, por nuk kishte asgjë konkrete në këtë drejtim.
Mediat italiane shkruajnë se marrëveshja në mes të Rrahmanit e Napolit për vazhdimin e kontratës është arritur qysh në janar të këtij viti, por që nënshkrimi i saj do të bëhet vetëm në fund të vitit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.