×
  • Sport
  • Sport

    Napoli triumfon ndaj Lecces, paraqitje fantastike e Amir Rrahmanit

    Reporteri
    26 Tetor 2024 | 17:19
    Foto: Alberto PIZZOLI / AFP)

    Napoli po vazhdon me formë të mirë në Serie A.

    Ish-kampioni i Italisë triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Lecces, në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit italian.

    Giovanni Di Lorenzo shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 73-të të takimit, shkruan Gazeta Express.

    Gjatë tërë ndeshjes luajti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani që pati një tjetër paraqitje fantastike.

    Me këtë fitore, Napoli tani ka 22 pikë në vendin e parë, pesë më shumë se Interi që luan nesër me Juventusin.

    Në anën tjetër, Lecce mbetet e parafundit me pesë pikë të grumbulluara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!