×
  • Sport
  • Sport

    Ndahet nga jeta ish-futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Shefqet Sinani

    Reporteri
    04 Dhjetor 2020 | 11:22

    Ka vdekur në moshën 65-vjeçare ish-futbollisti i Prishtinës, Shefqet Sinani, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës që i ka shprehur familjes ngushëllime.


    Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës në vitet e 80-ta.

    Ish-mbrojtësi i majtë ishte pjesë e klubit nga kryeqyteti për dhjetë vjet, 1977-1987. Kishte mbyllur karrierën në moshën 31-vjeçare me më shumë se 300 ndeshje të zhvilluara.

    “Shefqet Sinani gjithmonë do të kujtohet me pietet dhe do t’i përkulemi karrierës së tij madhështore, e cila pa dyshim do të jetë e shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollist të Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të FFK-së.

    Sinani ka qenë i angazhuar edhe në FFK si koordinator në një projekt të gjeneratës U-15.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!