×
  • Sport
  • Sport

    Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Romës e Interit

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 20:27

    Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare ish-futbollisti i Romës dhe Interit, Joaquin Peiro.


    Sulmuesi spanjoll ishte lojtar i shquar, teksa arritjen më të madhe e kishte regjistruar në garat evropiane, kur i kishte shënuar gol Liverpoolit të lavdishëm në edicionin 1965.

    Ai e kaloi një pjesë të mirë të karrierës në Itali, duke iu bashkuar Torinos më 1962, para se të kalonte te Interi dy vjet më vonë e pastaj te Roma nga viti 1966 deri më 1970.

    Një edicion para se të pensionohej, djersiti fanellën e Atletico Madridit, ndërsa klubi nga kryeqyteti nuk ishte i vetmi nga Spanja që Peiro e kishte përfaqësuar.Real Murcia, Granada e Malaga kishin nderin që futbollisti i famshëm të luante për ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!