×
  • Sport
  • Sport

    “Ndaloni masakrën”, apeli i Salah: Situatë e frikshme në Gaza, duhet të lejohen ndihmat humanitare

    Reporteri
    19 Tetor 2023 | 9:34

    Mohamed Salah, ylli i Liverpool, një nga lojtarët mysliman më të njohur në botë, ka bërë apel që të lejohen ndihma humanitare në Gaza.

    “Nuk është gjithnjë e lehtë të flasësh në kohë të tilla. Ka pasur shumë brutalitet dhe dhunë. Ajo që po ndodh në javët e fundit nuk është e lehtë për t’u parë. Të gjithë jetët janë të shenjta dhe duhen mbrojtur. Masakrat duhet të përfundojnë. Familjet po shkatërrohen. Ajo që është e qartë tani është se ndihmat humanitare në Gaza duhet të lejohen të futen menjëherë.

    Njerëzit aty jetojnë në kushte të tmerrshme. Skenat në spitalin e bombarduar janë të frikshme. Njerëzit në Gaza kanë nevojë për ushqim, ujë dhe medikamente. Apeli im për liderit botëror është që të bashkohen për të parandaluar masakrën njerëzore”, u shpreh ndër të tjera Salah në videon e bërë publike e cila brenda një ore u bë virale në rrjet duke marrë 39,2 milionë shikime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!