×
  • Sport
  • Sport

    Ndërhyrja ‘horror’ e futbollistit të Sevillas që e bëri yllin e Liverpoolit për spital

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 9:22

    Liverpooli pësoi humbjen e dytë me radhë në parasezonin që po zhvillohet në SHBA.


    Pasi u mposht nga Dortmund me rezultat 3-2, Reds humbën edhe nga Sevilla me rezultat 2-1.

    Por një ndërhyrje e rendë e Joris Gnagnon ndaj talentit të Liverpookit, Yasser Larouci e prishi bukurinë e një ndeshje miqësore.

    Ai u ndëshkua me të kuq vetëm 15 minuta pasi u inkuadrua dhe detyroi 18-vjeçarin të largohet me barelë jashtë fushës.

    Gnagnon ishte i frustruar për shkak të një faulli që nuk ishte dhënë në të mirë të kolegut të tij, Munir El Haddadit, ndërsa shfryu mllefin në talentin e ri të Liverpoolit.

    Por, edhe pse me një futbollist më pak në fushë, në fund Sevilla ia arriti ta fitonte ndeshjen me rezultat të ngushtë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!