×
  • Sport
  • -->
    Sport

    “Ndërhyrja më e mirë e sezonit”, ylli i Chelseat bëhet viral në rrjete sociale

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 12:29

    Kurt Zouma mund t’ia ketë fituar Chelseat një vend në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve me një ndërhyrje brilante të tij gjatë ndeshjes të së martës kundër Crystal Palace, për të cilën mori lëvdata të shumta.


    Chelsea e mbylli përballjen kundër Crystal Palace me fitore me rezultat 3:2 dhe u ngrit në pozitën e tretë në tabelë. Por, rezultati i ndeshjes mund të kishte qenë shumë më ndryshe, transmeton Express.

    Christian Benteke e pati një rast të artë për të shënuar, kur e gjeti veten përballë portierit të Chelseat, Kepa Arrizabalagas në momentet e fundit të ndeshjes. Por, Chelsean e shpëtoi Zouma me një ndërhyrje të saktë.

    Tifozët e Chelseat mbetën shumë të lumtur me këtë paraqitje të Zoumas dhe e lavdëruan atë duke shkruar se ndërhyrja e tij ndaj Bentekes ishte më e mira e këtij sezoni.

    Ndërkohë, tifozët e Blues u shprehën të kënaqur edhe me sulmuesin Tammy Abraham, goli i së cilit rezultoi të jetë vendimtar në këtë ndeshje. Abraham s’kishte shënuar që nga janari.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!