×
  • Sport
  • Sport

    Ndërprerja e kampionatit, klubet e Superligës rrezikojnë të mbeten pa futbollistë

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 11:48

    Kampionati shqiptar është ndërprerë si shkak i virusit që ka “pushtuar” një pjesë të madhe të kontinentit Europian.


    Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka dhënë ende një datë të përafërt për rinisjen e garës, teksa shumë shtete kanë një problem të ngjashëm.

    FIFA dhe UEFA gjithashtu kanë paqartësi veprimesh, teksa rrezikon të mos zhvillohet këtë vit edhe EURO 2020 që është programuar nga 12 qershor – 12 korrik.

    Shtyrja pa afat e kampionateve dhe ndeshjeve të ekipeve Kombëtare, ka sjellë një situatë të paqartë edhe për lojtarët dhe klubet.Shumë kontrata në Shqipëri, që klubet kanë me lojtarët përfundojnë në 31 maj, teksa kampionati mund të zgjatet pas kësaj pauze.

    Në këto kushte, kur një pjesë e madhe e futbollistëve nuk kanë kontrata afatgjata por 1 vjeçare, mund të dalin të lirë dhe kanë të drejtë të largohen.

    Situata e Covid-19 mund të ulë palët në tryezë për rishikimet konkraktuale, duke bërë që me zgjatjen e kampionatit, të zgjaten edhe kontratat e disa futbollistëve në Superligë, që përfundojnë në 31 maj; teksa disa klube do të luajnë edhe në garat Europiane

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!