×
  • Sport
  • Sport

    Ndërpritet ndeshja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

    Reporteri
    21 Nëntor 2023 | 18:51

    Ndeshja në mes të Malit të Zi U21 dhe Shqipërisë U21 është ndërprerë në minutën e 27-të, kur rezultati ishte baras, 0:0.

    Ndeshja u ndërpre për shkak të reshjeve të shiut në Podgoricë. Vendimi është marrë pas konsultimeve të delegatit të ndeshjes me përfaqësuesit e dyja ekipeve dhe gjyqtarit të takimit.

    Kjo ndeshje nuk do të vazhdojë sot, sipas mediave në Shqipëri.

    Sfida i takon grupit E kualifikues për “Euro 2025”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!