×
  • Sport
  • Sport / E FUNDIT

    Ndërpritet ndeshja Rumani-Kosovë, tifozët rumunë me thirrje e banderola anti-Kosovës në stadium

    Reporteri
    12 Shtator 2023 | 21:11

    Është ndërprerë papritur ndeshja kualifikuese mes Kosovës dhe Rumanisë.

    Lojtarët e të dy kombëtarëve kanë lëshuar fushën e lojës, shkruan Reporteri.net.

    Arsyeja e kësaj ndërprerjeje është pas thirrjeve diskriminuese të tifozëve rumunë ndaj kombëtares së Kosovës.

    Ata janë parë me parulla nacionaliste “Kosova është Serbi”, derisa kanë hedhur edhe mjete piroteknike.

    Nuk dihet nëse ndeshja do të vazhdojë.

    Ndeshja Rumani-Kosovë po zhvillohej në stadiumin “National Arena”, në Bukuresht.

    Kjo përballje është pjesë e ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024. Kosova është pjesë e Grupit I, ku aktualisht mban pozitën e parafundit në grup, me 4 pikë, dy më shumë se Andorra.

    Tabelën e kryeson kombëtarja e Zvicrës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!