Një zyrtar i lartë i Katarit, i ngarkuar me organizimin e Kupës së Botës, ka pranuar për herë të parë se 400-500 punëtorë kanë vdekur gjatë punimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit. Kjo shifër është shumë herë më e lartë nga sa e kishin pranuar deri tani zyrtarët e Katarit.
Shifra e re doli gjatë një përgjigje, që Hassan al- Thawadi, zyrtar i lartë i organizmit të botërorit, i dha gazetarit britanik Piers Morgan dhe që dukej se ishte e pamenduar.
Deklarata mund të rikthejë fuqishëm kritikat e organizatave për të drejtat e njeriut mbi shkeljen e të drejtave të emigrantëve, të cilët punuan për ndërtimin e stadiumeve, linjave të metrove dhe infrastrukturës së re të nevojshme për zhvillimin e kampionatit në Katar, me një vlerë prej 200 miliardë dollarësh.
Përpara deklaratës së zotit Thawadi, Komiteti Suprem i Katarit kishte deklaruar se numri i punëtorëve që kishin humbur jetën ishte 40. /VOA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.