×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja e dyshuar për trukim në Shqipëri: 5 futbollistë do të merren në pyetje

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 16:07

    Hetimet për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, Bylis-Tirana, kanë hyrë në një fazë të re.


    Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit sot nisi dëgjimin e dëshmive e protagonistëve të kësaj sfide.

    Përveç dy presidentëve të klubeve, Refik Halili dhe Besnik Kapllanaj, përpara Komisionit të Etikës janë ftuar të flasin edhe dy trajnerët, Emanuel Egbo dhe Veljko Dovedan.

    Do të dëgjohen kapitenët e dy ekipeve, Murataj dhe Muça, si dhe portieri Lika, Karabeci dhe Goxhaj.

    Ky i fundit gaboi penalltinë në minutat shtesë. Ndeshja me atë penallti do të shkonte 3-1. Komisioni e Etikës ka marrë në dorë dosjen e këtij hetimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!