×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja e yjeve Granit Xhaka-Milot Rashica, zbulohet formacioni

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 22:09

    Ekipet e Granit Xhakës dhe Milot Rashicës të shtunën, më 15 qershor, në orën 20:00 do të zbresin në “Fadil Vokrri”.


    Ismet Munishi e Afrim Tovërlani do të jenë trajnerët e ekipeve.

    Madje, Munishi tashmë e ka zbuluar formacionin e tij të cilin mund ta shikoni në foton më poshtë, shkruan Zëri.

    Kujtojmë se kjo ndeshje është organizuar dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

    Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro.

    Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!