×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja me Bullgarinë, Federata Shqiptare e Futbollit me thirrje për tifozët kuqezi

    Reporteri
    14 Tetor 2023 | 22:06

    Federata Shqiptare e Futbollit u ka bërë thirrje tifozëve kuqezi që të mbështesin kombëtaren ndaj Bullgarisë, pasi edhe pse një sfidë jozyrtare, ka po aq shumë rëndësi sa ndeshjet e tjera.

    Sipas institucionit të futbollit, fanella e Kombëtares është unike dhe tani duhet respektuar më shumë se kurrë.

    “Nuk ka rëndësi se me kë luajmë, rëndësi ka të jemi të gjithë NJË për Kombëtaren!” Të martën, Shqipëria luan ndaj Bullgarisë në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00. Le të jemi të gjithë bashkë aty për ta”, është thirrja e FSHF për fansat.

    Edhe sulmuesi kuqezi Ernest Muçi u ka kërkuar mbështetjen fansave shqiptarë.

    Çmimi i biletave për këtë takim miqësor të Kombëtares shqiptare varion nga 1.000 – 3.000 lekë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!