×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshje me rrezikshmëri të lartë, 4 ditë para duelit Shqipëri-Serbi, nis çmontimi i lokaleve te “Arena Kombëtare”

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 14:25

    Më 7 qershor, në “Arenën Kombëtare” në Tiranë do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, ndërsa kryeqyteti ka nisur tashmë përgatitjet për mbarëvatjen e kësaj sfide.

    Në Tiranë, në zonën përrreth stadiumit “Arena Kombëtare” ka filluar çmontimi i të gjtha lokaleve. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, lokalet kanë nisur heqjen e xhamave, po ashtu do të hiqen çadrat dhe karriget. Këto masa merren me qëllim shmangien e rreziqeve të mundshme.

    Kujtojmë se mbi 1500 forca policie do të angazhohen për garantimin e rendit, që nga mbërritja e dy përfaqësueseve, me vëmendje të veçantë për skuadrën serbe, deri në largimin e tyre nga territori shqiptar. Në terren do të jenë të pranishëm edhe forcat speciale të anti-terrorizmit, si dhe mund të përfshihet RENEA në rast nevoje.

    UEFA dhe Policia e kanë konsideruar këtë ndeshje të një rrezikshmërie të shumë të lartë.

    /newsport

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!