×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshjen Mali i Zi-Kosova sonte mund ta shikoni në sheshin ‘Zahir Pajaziti’

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 12:07

    Sonte në stadiumin e Podgoricës pritet të zhvillohet ndeshja e futbollit midis përfaqësueses së Malit të Zi dhe asaj të Kosovës, e cila do të jetë e rëndësishme për të dyja palët për kualifikimet “Euro 2020”.


    Kjo përballje e dy skuadrave ballkanase që do të nis nga ora 20:45 do të transmetohet edhe në qendër të Prishtinës.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në një postim në Twitter ka ftuar të gjithë futbolldashësit të bëhen bashkë.

    “Me organizim të Komunës së Prishtinës, sonte në sheshin Zahir Pajaziti do të transmetojmë ndeshjen Mali i Zi – Kosova! Ju ftojmë të gjithëve të na bashkangjiteni në përkrahje për përfaqësuesen tonë në kualifikimin për EURO 2020!”, ka shkruar Ahmeti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!