Kampionati anglez i futbollit mund ta mbyllë sezonin në mes të muajve qershor dhe korrik pa praninë e shikuesve.
Premierliga mund ta përfundojë sezonin në fusha të izoluara në qytetet qendrore të Anglisë dhe në Londër, shkruan Express.
Ndeshjet e mbetura të kampionatit anglez pritet të luhen pa shikues, në mestë muajve qershor dhe korrik.
Shikuesit do të mund t’i shohin ndeshjet vetëm përmes ekraneve televizive, ndërsa tifozët që kanë blerë bileta do të dëmshpërblehen.
Të gjitha ligat e forta evropiane janë ndërprerë për shkak të virusit COVID-19.
Sidoqoftë, autoritetet e futbollit anglez janë të vendosur për ta mbyllur sezonin aktual për shkak të kontratave të majme që i kanë bërë me kompanitë e ndryshme.
Pra, mediumi britanik “The Independent” shkruan se ideja është që ndeshjet të luhen në fusha të izoluara dhe të sigurta, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i futbollistëve dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.