Një gazetare e TV Klan në Shqipëri është “habitur” nga një veprim i çuditshëm i një tifozi të Feyenoordit gjatë mbrëmjes së të martës.
Teksa po raportonte drejtpërdrejtë në lidhje me atmosferë n që po mbretëron në rrugët e Tiranës, para finales së Conference League në mes të Romës dhe Feyenoordit, një tifoz i skuadrës holandeze nuk u përmbajt dhe e puthi në faqe gazetaren.
Një situatë e tillë ndodhi edhe më herët, gjatë ditës, kur të njëjtin veprim e bëri edhe një tifoz tjetër i po të njëjtës skuadër.
Rikujtojmë se pos këtij momenti, mbrëmja e e djeshme u karakterizua edhe me një episod të pahijshëm, kur një grup tifozë sh të Feyenoord rrahën rëndë një shqiptar në qendër të Tiranës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.