Roland Garros 2020 do të zhvillohet nga 20 shtatori der më 4 tetor.
Turneu i famshëm francez i tenisit, i dyti Slam i vitit në tokë të kuqe, ishte në program nga data 24 maj deri më 7 qershor, por është shtyrë zyrtarisht për shkak të emergjencës “Coronavirus”.
Rrezikohen gjithashtu turneu ndërkombëtar i Romës, i parashikuar mes datave 4 dhe 17 maj, si dhe Wimbledoni (29 qershor-13 korrik), ndërsa Masters Series në Montecarlo 2020 është anuluar shkruan Supersport.
Një ndryshim i madh për tenisin: në këtë pikë Roland Garros do të luhet një javë pas US Open, slamit të çimentos, i parashikuar të zhvillohet në New York nga 24 gushti deri më 13 shtator.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.