Nga java e ardhshme në Britani të madhe do të bëhet vaksinimi edhe i fëmijëve nga mosha 12 vjeçare deri në 15 vjeç.
Ndonëse, kjo nuk ishte në planet e kryeministrit, Boris Jonson, nga java tjetër të gjithë fëmijët të këtyre moshave do të marrin dozën e parë të vaksinës, përcjell Reporteri.net
Ndryshe, Britania është ndër vendet më të vaksinuara në botë, e cila ka arritur të vaksinojë me dy doza afro 80% të gjithë popullsisë, ndërsa 90% e popullsisë kanë marrë një dozë të vaksinës. Përveç lajmeve për infeksione dhe afro 100 vdekje mesatarisht në ditë, asgjë tjetër në jetën e përditshme nuk të kujton pandeminë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.