Armando Broja, sulmuesi 18 vjeçar shqiptar që po shkëlqen me të rinjtë e Chelseas, mori një ftesë nga ekipi A, teksa Frank Lampard i dha disa minuta debutuese në fitoren kundër Everton në Premier League. Djaloshi, lojtar i Kombëtares sonë të moshave asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bashkuar me ekipin A që drejtohet nga Edouardo Reja.
Në këto ditë kur gjithçka është pezulluar si shkak i Covid-19, ka qenë vetë Broja që nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar se vjen shumë pak në Shqipëri për pushime, sepse inpenjimet nuk ia lejojnë.
“Vij shumë pak në Shqipëri, vetëm për pushime. Kam disa të afërm dhe mundohem t’i vizitoj, zakonisht në Velipojë sepse unë nga ajo zonë jam”, u shpreh fillimisht djaloshi. “Më pëlqen stili i Drogba, për mua është më i miri, por sigurisht Ronaldo dhe Messi gjithashtu. Frank Lampard është njeri special, një ndër më të mirët edhe nga ana njerëzore”.
Pyetjes së newsport.al sa i takon Kombëtares, Broja nuk u step t’i përgjigjej. “Me këtë situatë dhe në kushte karantinimi nuk e di sesi do jetë kalendari, sigurisht kur të kemi ndeshjn e radhës do jem në Shqipëri, mbase për kualifikueset e tetorit”, tha prerazi Broja. Më herët, gjatë një bisede Armando Broja tregoi se nuk e dinte çdo të bënte nëse do të merrte një ftesë edhe nga Anglia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.