Kosova do të jetë e hendikepuar në ndeshjen e radhës ndaj Çekisë, pasi nuk do të ketë në dispozicion lojtarin më të mirë të saj.
Fjala është për supersulmuesin Vedat Muriqi i cili u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë në neshjen e sontme ndaj Malit të Zi, shkruan Reporteri.net.
Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 7-të të takimit dhe tani është i suspenduar për ndeshjen e radhës, pasi ishte ndëshkuar me të verdhë edhe ndeshjen e kaluar.
Padyshim se mungesa e tij do të jetë e madhe, pasi ai edhe sonte tregoi se është lojtarët kyç të kombëtares pasi shënoi golin e dytë të ndeshjes duke treguar se është në formë të lartë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.