×
  • Sport
  • Sport

    Në Kroaci gati të rinisë kampionati, futbollisti shqiptar kryen testet

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 20:55

    Edhe në Kroaci po përgatiten për të nisur aktivitetet futbollistike.


    Me datë 30 maj do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, ndërsa në datën 6 qershor do të zhvillohen takimet e para të pjesës së mbetur të sezonit.

    Skuadra e Hajduk Splitit, ku luan mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli i është nënshtruar kontrolleve të rrepta mjekësore.

    Ditën e sotme, mjeku Ante Uriç ka marrë tamponë nga sekrecionet e hundëve të lojtarëve dhe të stafit teknik për të analizuar në mënyrë të vazhdueshme gjendjen shëndetësore të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!