×
  • Sport
  • Sport

    Në Turqi bëhen plane për rifillimin e kampionatit

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 22:48

    Sipas zërave që qarkullojnë nga Turqia, kampionati turk mund të rinisë në qershor.


    Sipas komitetit shkencor të komisionuar nga qeveria, në fakt në 5 qershor pritet të jetë data për të rinisur aktivitetin aty ku ishte lënë por e gjitha kjo sigurisht në mungesë të publikut.

    Prioriteti do të jetë ai për të përfunduar sezonin, por nëse ka dyshime mbi integritetin e shëndetit të protagonistëve, rikthimi në fushë nuk do të jetë i shpejtuar.

    Turqia është një nga kampionatet e fundit që uli siparin ose e thënë ndryshe u detyrua që të mbyllte aktivitetin si pasojë e përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!