Legjenda e futbollit, i ndjeri Fadil Vokrri, pastaj Kujtim Shala dhe Isa Sadriu, që të tretë kanë luajtur në ish Jugosllavi, në klubin e Partizanit të Beogradit, që atëkohë më shumë ishte klub i ushtrisë dhe i përbërë pothuajse nga të gjitha kombësi.
Që të tretë pjesën më të mirë e kaluan në KF Prishtina, gjenerata e artë! Kur kombëtarja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë revyale dhe historike të saj, me Shqipërinë pikërisht me 14 shkurt të vitit 1993, në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, kjo padyshim se e kishte bërë nervoz edhe pushtuesin serb.
Kosova këtë ndeshje e kishte humb me rezultat 3:1 por pak kishte rëndësi rezultati sa ballafaqimi ndërvëllazëror dhe ndërshtetëror.
Kujtim Shala
Gazetari i “Sportit” të Tiranës, Albert Basha, ka bërë një përshkrim interesante dhe fenomenal, e cila u botua në gazetë me 16 shkurt të vitit 1993: “Minuta e 41-të: Goditje dënimi gati ballore për Kosovën, dhe kur topi nuk shkon atje ku duhet, na kujton se mungojnë yjet jo vetëm të Prishtinës, por edhe të kombëtares ish jugosllave të Dinamos të Zagrebit, si Fadil Vokrri e Kujtim Shala.
Isa Sadriu
Kanë mbetur nga “Garda e vjetër” Llapashtica (Ganiu), Tovërlani (Afrimi) e Isa Sadriu, ndonëse ky i fundit, jo ai treshi flokgjatë elegant i Partizanit të Beogradit që sfidonte lojtarët spanjollë”.