×
  • Sport
  • Sport

    Nëna e Rashicës me një rrëfim emocionues nga lufta: Miloti më ra nga duart në ujë

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 12:20

    Milot Rashica sot është njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe po kërkohet nga shumë klube të njohura evropiane


    Ish-klubi i tij, Vitesse sot ka publikuar një dokumentar për Milotin, ku nëna e tij ka rrëfyer një ngjarje të dhimbshme nga lufta, shkruan Reporteri.net

    Ajo ka treguar se si i kishte rënë Miloti nga duart në ujë gjatë kohës së luftës.

    “Miloti ka qenë 2 vjeçar dhe ka pas shumë frikë prej luftës, edhe kur kem shku në katund nalt ka pas rekë edhe Miloti më ka ra prej duarve në ujë. Ka qenë shumë vështirë pasi Miloti ka qajtë shumë,” ka thënë nëna e Rashicës në dokumentarin që u publikua sot nga klubi i Vitesses. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!