Iker Casillas, legjenda e portës, në lidhjen direkte me Ronaldo Luis Nazario da Lima, pra “Fenomenin”, ka rrëfyer prapaskenat e momentit më të keq të jetës kur u ndje keq dhe u shtrua në spital, duke rrezikuar jetën.
“Ishte momenti më i vështirë për mua. Ataku në zemër ishte diçka që kurrë nuk kisha menduar. Isha me shumë fat sepse më ndodhi në fushën stërvitore dhe mjekët ishin aty duke më shpëtuar jetën. Nëse kjo do të kishte ndodhur diku tjetër, sot nuk do të isha duke biseduar me ty këtu…”, i tregon Casillas-Ronaldos.
Sakaq, edhe “Fenomeni” tregon se “dëmtimet kanë qenë një luftë për mua për shumë vite. Botërori dhe transferimi te Real Madrid ishte si një jetë e re për mua, sikur rilinda”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.