×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Nesër luhet miqësorja mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 20:31

    Kombëtarja U19 e Kosovës nesër do të zhvillojë ndeshje miqësore me Kombëtaren U19 të Shqipërisë.


    Kjo miqësore do të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 16:00.

    Ndërkohë, miqësorja e dytë ndërmjet tyre do të zhvillohet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

    Këto miqësore do t’i shërbejnë përzgjedhësit Ramiz Krasniqi për ta parë formën e ekipit dhe për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet e Kampionatit Evropian, transmeton klan kosova.

    Kombëtarja U19 është grumbulluar në hotel “Venus”, derisa për këtë ndeshje përzgjedhësi Krasniqi ka ftuar 23 futbollistë.

    Lista e futbollistëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë:

    Petrit Terziu
    Auron Loxha
    Arlind Shabani
    Bujar Pllana
    Albin Prapashtica
    Kastriot Qorolli
    Adonis Aliu
    Adi Hyla
    Blend Morina
    Altin Bytyqi
    Albin Berisha
    Endrit Demolli
    Gentrit Halili
    Muhamet Hyseni
    Albin Krasniqi
    Kevin Halabaku
    Veton Tusha
    Artan Asani
    Granit Berish
    Leonard Uka
    Valon Zumberi
    Roni Juniku
    Leonard Ukaj

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!