×
  • Sport
  • Sport

    Nesër vendoset fati i futbollit Evropian si dhe ndeshja Maqedoni – Kosovë

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 11:58

    E ardhmja e futbollit evropian këtë verë do të vendoset nga katër konferenca këtë të marte. Gjatë këtyre konferencave, Kosova do të mësojë se kur do t’i zhvillojë ndeshjet e play-off’it për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.


    Shpërndarja globale e koronavirusit, sëmundjes ngjitëse COVID-19, e ka shkaktuar pezullimin e shumicës së garave të futbollit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Evropa është bërë epiqendra e kësaj pandemie, raporton Gazeta Express.

    Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin dhe ekipi i tij operativ do të mbajnë konferenca ta ndara përmes videove me:

    Shoqatën e Klubeve Evropiane, e cila i përfaqëson gati 250 klube nga ligat evropiane.

    Ligat Evropiane, e cila i përfaqëson 32 liga, përfshirë pesë ligat kryesore.

    Të gjitha 55 Federatat Evropiane, përfshirë Kosovën.

    Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, i cili do ta ketë fjalën e fundit.

    Shtyrja e Kampionatit Evropian 2020 për një vjet do të jetë më shumë gjasë rezultat i këtyre konferencave, duke e parë pasigurinë rreth shpërndarjes së virusit.

    Vendimi përfundimtar për Euro 2020, përfshirë për ndeshjet e play-off’it të caktuara për t’u zhvilluar në fund të këtij muaji, do të merret nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

    Kosova është ndër kombëtaret pjesëmarrëse në play-off për një vend në Euro 2020.

    Verdhekaltrit do të ballafaqohen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, e caktuar të luhet më 26 mars në Shkup, por e cila më shumë gjasë do të shtyhet për një datë më të vonshme për shkak të koronavirusit.

    Federata maqesonase tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron shtyrjen e ndeshjes. Futbolli në të gjithë Evropën është pezulluar përkohësisht.

    Kosova duhet t’i fitojë dy ndeshje në play-off për ta siguruar pjesëmarrjne në Evropian për herë të parë në histori të vet, gjysmëfinalen kundër fqinjit dhe një finale të mundshme ndaj Bjellorusisë apo Gjeorgjisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!